Fjalë Kyçe

Skena apokaliptike në Rusi: Zogjtë e ngordhur bien nga qielli

Skena apokaliptike në Rusi: Zogjtë e ngordhur bien nga qielli

Skena apokaliptike nga qyteti rus Balakovo po përhapen në rrjetet sociale. Pamjet që po shpërndahen tregojnë dhjetëra zogj të ngordhur që bien nga qielli dhe shtrihen në rrugë

Imazhet e para të këtij fenomeni të pashpjegueshëm u shfaqën në rrjetin social rus V kontakte, në faqen “Në mënyrë tipike Balakovo”, kushtuar qytetit që ndodhet rreth 1.000 kilometra në jug të Moskës dhe pranë të cilit është një termocentral i madh bërthamor, shkruan RT.

Në komentet poshtë fotove, vendasit cituan një numër teorish se çfarë mund të kishte shkaktuar vdekjen masive të zogjve.

Ndërsa disa vunë në dukje fenomenet natyrore, të tilla si erërat e forta ose përplasja e dy tufave, të tjerët akuzuan fishekzjarre, ndotje, madje edhe rrjetin 5G, edhe pse ende nuk ekziston në Rusi.

Komenti që mori më shumë pëlqime kujton se seriali televiziv “Chernobyl”, tema e të cilit është incidenti bërthamor nga vitet tetëdhjetë, fillon me të gjithë zogjtë që vdesin.

Departamenti veterinar i Saratov njoftoi se po heton shkakun e vdekjes së zogjve, ndërsa po shfaqen teori se mund të jetë grip i shpendëve.

Disa përdorues të rrjeteve sociale, megjithatë, nuk u besojnë ekspertëve nga Saratov dhe ftojnë ekspertë nga Moska të vijnë në Balakovo për të përcaktuar se për çfarë bëhet fjalë.