Finalja mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit në palestrën “Minatori” përfundoi në skena të shëmtuara.
Skuadra mitrovicase triumfoi me rezultat të ngushtë 67-66 ndaj asaj të Suharekës, por që sërish kishte dhunë mes tifozëve.
Pas përfundimit të finales së pestë, disa tifozë janë therë mes tyre, ndërsa kanë kërkuara tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i policisë – Avni Zahiti ka thënë se dy persona kanë pësuar lëndime nga mjetet të mprehta (thikë).
“Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë”, ka thënë fillimisht Zahiti për Telegrafin.
“Njësitet kompetente policore po merren me rastin”.
Në basketbollin kosovar vazhdojnë të paraqiten skena të dhunshme si para dhe pas ndeshjeve, përkundër se klubet janë dënuar shumë herë me mos prezencë të mbështetësve të tyre.