Fjalë Kyçe

Skenderaj: Burri shkel urdhërin mbrojtës, i afrohet gruas dhe shkakton probleme

Skenderaj: Burri shkel urdhërin mbrojtës, i afrohet gruas dhe shkakton probleme

Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që ka shkelur urdhër mbrojtjen duke i shkaktuar probleme një gruaje.

Sipas policisë, i dyshuari ka shkelur vendimin e gjykatës që të mos i afrohet gruas, dhe përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka kryer veprën “Dhunë në familje.”

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka shkaktuar probleme me ankuesen femër kosovare. I dyshuari po ashtu ka pasur urdhër mbrojtës, që të mos i afrohet ankueses dhe ka shkelur këtë urdhër”, njofton Policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të mbahet në stacion policor deri në këndellje e më pas të lirohet.