Fjalë Kyçe

Skulptura më e madhe e shpendëve në botë, mori 10 vite për t’u ndërtuar

Skulptura më e madhe e shpendëve në botë, mori 10 vite për t’u ndërtuar

India mburret me pamjet që ofron Qendra e Tokës Jatayu.

Kjo, pasi Qendra e Tokës Jatayu është shtëpia e skulpturës më të madhe të shpendëve në botë, transmeton lajmi.net.

Skulptura, e emëruar Jatayu, është 60 metra e gjatë dhe 45 sosh e gjerë, me dekorime individuale dhe i shtresëzuar me pupla.

Krahët e Jatayut shtrihen në tokë, e cila u lejon vizitorëve të ecin deri në majat e kokës së tij. Ata mund të hyjnë edhe brenda Jatayut.

Jatayu është një figurë simbolike në Ramayana, krahinë indiane. I njohur si një “zog fisnik me origjinë hyjnore”, legjenda thotë se ai u përpoq të shpëtonte Sitan, gruan e Zotit të Lirë Rama (një mishërim i Vishnu dhe Krishna).

Sita u rrëmbye nga mbreti demon Ravana dhe Jataju erdhi në mbrojtje të saj.