Disa punime dylli përfaqësojnë një ngjashmëri të frikshme me figurat e tyre të jetës reale, aq sa nganjëherë spektatori duhet të fokusohet dy herë.
Por në një vizitë të fundit në muzeumin gjerman Panoptikum, u zbulua se skulptura e dyllit të mbretëreshës së Anglisë kishte kokën pa flokë, poshtë kapeles së saj tradicionale.
Fytyra e dylltë e monarkes ishte e njëjtë me origjinalin ne te gjitha detajet, por ajo bëhej mjaft e frikshme kur i ngrihej kapelja dhe koka qerose e bënte të dukej si një burrë të shëmtuar.
Dr Susanne Faerber, një nga menaxheret e muzeumit në Hamburg, foli me të përditshmen britanike Daily Mail teksa krihte flokët e statujës që ishin instaluar vetëm në anët e kokës.
“Meqënëse ne përdorim flokë të vërtetë njerëzorë në modelet e dyllit, ato janë të kushtueshme dhe disa nga figurat nuk i kanë plotësisht flokët”, shpjegon ajo.
Ne vendosim vetëm masën e flokëve që shihet nga vizitorët”.
Kur u pyet nëse koka qerose ishte mungesë respekti ndaj mbretëreshës, drejtuesja tha: “Është një skulpturë dylli, nuk është personi i vërtetë, kjo duhet të kiet parasysh nga kushdo”.
“Pastaj pozita e Madhërisë së saj në Gjermani është ndryshe për shembull nga ajo në Angli, ku shtypi duhet të tregohet më i kujdesshëm me këto çështje”, përcjell tch.
Pamje tronditese te skulpturës së monarkes 95-vjeçare vijnë në ditën e parë të hapjes së muzeumit për publikun. Çdo vit në janar kompleksi mbyllet për punime renovimi dhe të mirëmbajtjes së statujave dhe aksesorëve të tyre.
Mueumi Panoptikum ka më shumë se 120 figura dylli, përfshi Donald Trump, Papa Benedikti XVI, apo ish-kancelarja Angela Merkel.
Ai është hapur fillimisht nga stërgjyshi i Faerber në 1879.