Fjalë Kyçe

Sllovakia bëhet vendi i dytë i BE-së që pranon vaksinën ruse

Sllovakia bëhet vendi i dytë i BE-së që pranon vaksinën ruse

Sllovakia është bërë të hënën vendi i dytë anëtar i Bashkimit Evropian që ka nisur administrimin e vaksinës ruse kundër COVID-19 – “Sputnik 5”.

Vendi ka në dispozicion mbi 200 mijë doza të kurës, të miratuar për përdorim në vend më 26 maj.

Deri më tani, vetëm rreth 5 mijë persona janë regjistruar për ta marrë këtë kurë që administrohet me dy doza, në vendin me 5.4 milionë banorë.

Para Sllovakisë, vetëm Hungaria anëtare e BE-së kishte nisur përdorimin e “Sputnik 5”, e cila nuk është autorizuar për përdorim nga Agjencia Evropiane për Barna.

Marrëveshja sekrete për blerjen e 2 milionë dozave të kësaj vaksine, e orkestruar nga kryeministri i mëhershëm Igor Matoviq, kishte nxitur krizë politike në Sllovaki, në atë që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë.

Deri më tani, Sllovakia ka administruar vaksina të kompanive “Pfizer”, “Moderna” dhe “AstraZeneka”, ndërsa ka paralajmëruar edhe futjen në përdorim të asaj “Johnson & Johnson”, që të gjitha të autorizuara nga EMA-ja.