Fjalë Kyçe

Sllovenia hap kufijt, por Serbisë i vendosë bllokadën!

Sllovenia hap kufijt, por Serbisë i vendosë bllokadën!

Nga sot, qytetarët e 17 vendeve evropiane mund të hyjnë në Slloveni pa asnjë kufizim. Por, shteti slloven ka marrë vendim që kjo masë qarkullimi mos të vlejë për Serbinë, shkruan Indeksonline.

Arsyetim për këtë kanë dhënë situatën epidemiologjike në Serbi dhe varësisht nga situata në ditët në vijim, ata mund të ndryshojnë masën ndaj këtij shteti.

Sllovenia së pari kishte hapur kufirin për qytetarët e Austrisë, Kroacisë dhe Hungarisë por që gradualisht ka lejuar qarkullimin të shumicës nga shtetet evropian.