Fjalë Kyçe

Sllovenia shpall gjendje emergjente për 30 ditë

Sllovenia shpall gjendje emergjente për 30 ditë

Qeveria e Sllovenisë të hënën ka shpallur gjendjen emergjente për 30 ditë, pas shtimit të numrit të rasteve me koronavirus në javën e fundit, raporton agjencia Reuters.

Qeveria ka caktuar po ashtu orën policore duke filluar nga sot, ku ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në 06:00, ndërsa është reduktuar edhe numri i personave që lejohen të grumbullohen në një vend, në gjashtë nga dhjetë sa ishte, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ales Hojs.

Sllovenia ka regjistruar 537 raste të reja nga 2637 testime të bëra të dielën.