Fjalë Kyçe

Sondazhi i fundit e favorizon Biden para Trump në garën presidenciale në SHBA

Sondazhi i fundit e favorizon Biden para Trump në garën presidenciale në SHBA

Presidenti aktual amerikan Donald Trump duket se është rritur ndjeshëm në sondazhe ndaj sfiduesit të tij Joe Biden në garën presidenciale, sipas sondazhit të ri që u lansua gjatë ditë së sotme.

Sondazhi i organizuar nga Washington Post dhe ABC News parasheh se ish zëvendës-presidenti Biden është në epërsi për dy për qind ndaj Donald Trumpit. Rezultati i sondazhit ishte 49 për qind për z.Biden dhe 47 për qind për z.Trump.

I njëjti sondazh në muajin shkurt e kishte vendosur Bidenin në epërsi prej 7 për qind.

Mes krizës së koronavirusit, respondentët preferuan Trumpin sa i përket ekonomisë ndërsa Bidenin sa i përket sistemit shëndetësor.

Në raportimin e saj për sondazhin, Washington Post tha që “ajo testoi thjesht ndjesinë kombëtare, që mund të përkthehet në votë popullore, dhe jo në garën shtet-më-shtet për të fituar shumicën në kolegjin elektoral”.

Në vitin 2016, Trumpi fitoi bindshëm ndaj Hillary Clintonit në kolegjin elektoral pavarësisht që e kishte humbur votën popullore me gati 3 milionë vota.

Në shumicën e shteteve ku nuk dihet fituesi, gara e sivjetme pritet të jetë tepër e ngushtë.

Shumë kritikë të ish-zëvendëspresidentit Biden e kanë sulmuar këtë të fundit për reagimin e tij të dobët ndaj epidemisë së koronavirusit.