Fjalë Kyçe

Sonte super-hëna, mos e lëshoni këtë rast

Sonte super-hëna, mos e lëshoni këtë rast

Vëzhguesit e qiellit po përgatiten sot për eklipsin hënor, i cili njihet si “hëna e përgjakur”.

Gjatë ngjarjes spektakolare, sateliti natyror i Tokës merr një hije të mrekullueshme të kuqe.

I gjithë eklipsi do të shihet me sy të lirë në Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe në një pjesë të Evropës Perëndimore (duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) dhe Afrikën Veriore.

Sipas “The Guardian”, eklipsi do të nisë në orën 2.36 të mëngjesit në Britani (3:36 në Kosovë) të hënën e 21 janarit, ndërsa thuhet se këto ngjarje astrologjie do të zgjasin për 62 minuta kurse e gjithë ngjarja besohet se do të zhvillohet për tre orë e gjysmë.

Në janar, hëna e plotë ndonjëherë njihet edhe si “hëna e ujkut” apo “hëna e shpirtit të madh” – ose edhe si “super-hëna e përgjakur e ujkut”.