Fjalë Kyçe

Sot datë unike për tu martuar, çiftet në radhë

Sot datë unike për tu martuar, çiftet në radhë

Radhë të gjata të atyre që duan të martohen sot, janë krijuar para zyrës së kurorëzimit në Las Vegas të premten, për shkak të datës unike.

Afër 700 çifte u kurorëzuan të shtunën, ka thënë Jeff Klein, zëdhënës nga Byroja për Martesë e Qarkut Clark.

“Datat speciale si 4/3/21 janë gjithmonë jashtëzakonisht të popullarizuara”, ka thënë nëpunësi Clerk Lynn Goya, i cili shtoi se mbi 1,800 çifte janë martuar më 13 dhjetor 2014, një datë e ngjashme me këtë të sotmen.

Afër 2,700 çifte u martuan më 10/10/10; mbi 1,800 më 12/12/12; dhe 3,125 u martuan më 11/11/11, shkruan AP.

Ndërsa, Goya ka treguar se cila ka qenë data me më së shumti të martuar atë ditë.

7/7/7 ishte data ku më së shumti çifte u martuan – gjithsej 4,492.