Fjalë Kyçe

Sot në Prishtinë fillon Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – Polip

Sot në Prishtinë fillon Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – Polip

Edicioni i 9-të Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – Polip fillon sot nga ora 19:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë.

Në këtë edicion të Polip do të marrin pjesë rreth 40 shkrimtarë e artistë të romanit grafik, nga rreth 20 shtete të ndryshme të botës.

Ndër mysafirët e shumtë, sivjet do të vijnë edhe: Besnik Mustafaj nga Shqipëria, Sreten Ugricic nga Serbia, Tom Kaczynski nga Amerika, Lindita Ahmeti nga Maqedonia, Tanja Raich nga Austria, Olga Grjasnowa nga Azerbajxhani e shumë të tjerë.

Festivali Polip sivjet i mbush dhjetë vjet që nga edicioni i parë në 2010, i organizuar nga dy grupe të pavarura letrare nga Beogradi dhe Prishtina.

Këtë vit, përveç mbrëmjeve të leximit, polip sjell edhe diskutime mbi letërsinë e artet.