Qerim Çoçaj, i cili ndërroi jetë dje nga aksidenti tragjik në Gjilan, do të varroset sot në ora 15:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Gjilanit, shkruan Gazeta Alo.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prizren, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Gjilan.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se pas kryerjes së procedurave të obduksionit, varrimi i të ndjerit Qerim Çoçaj do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e qytetit në Prizren. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Gjilan.
Ndërkaq, e pamja do të mbahet në Gjilan, tek shtëpia e të ndjerit.
Komuna e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, shokëve, miqve e farefisit!/Gazeta Alo/