Fjalë Kyçe

SpaceX bën historinë, nis dy astronautë të NASA-s në Hapësirë

SpaceX bën historinë, nis dy astronautë të NASA-s në Hapësirë

Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi të shtunën ka nisur dy astronautë të NASA-s drejt Hapësirës.

Pajisja e kësaj kompanie është nisur nga vendi i njëjtë, që është shfrytëzuar për nisje në Hënë më 1969.

Kjo nisje konsiderohet tejet e rëndësishme, pasi është hera e parë që një pajisje private bart astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kjo është hera e dytë e tentimit të realizimit të këtij misioni në Hapësirë, pas dështimit të së mërkurës si pasojë e motit të ligë.

Doug Hurley dhe Bob Behnken janë dy prej astronautëve më me përvojë të NASA-s, pasi secili nga ata ka realizuar dy fluturime në Hapësirë deri më tash.

Dy astronautët është planifikuar të arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 31 maj.

Aty pritet të qëndrojnë katër muaj, për t’u kthyer më pas në Tokë.

Nisje të tilla nga toka amerikane nuk ka pasur prej mbylljes së programit të nisjes së anijeve kozmike në Hapësirë më 2011.