Sot, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale, ka marrë vendim në favor të Mahir Hasanit, i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale, gjatë ditës së stome ka marrë vendim në favor të të dyshuarit për mbrojtje që mos t’u kërkohen dokumente, video, shënime dhe të dhëna të tjera në fazën e hetimit-intervistimit per rastin konkret.
Kjo është bërë e ditur nga Shefi i Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special, Driton Lajçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i cili ka bërë të ditur se është marr një vendim në favor të të dyshuarit KSC-CC-2019-05.
Por, lajmi.net mëson se bëhet fjalë për Mahir Hasanin, i cili është i ftuar si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Ndryshe Mahir Hasani, i cili ishte një nga themeluesit e parë të UÇK-së, ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit në janar të këtij viti.
Postimi i plotë i Lajçit pa ndërhyrje:
Sot, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale ka marrë vendim në favor të të dyshuarit KSC-CC-2019-05, mbrojtjes juridike që mos t’u kërkohen dokumente, video, shënime dhe të dhëna të tjera në fazën e hetimit/intervistimit per rastin konkret.
Këtë proces e kemi monitoruar që nga fillimi.