Fjalë Kyçe

Ajo që nuk u pa gjatë ndeshjes: Futbollistët e Shqipërisë dhe Kosovës këndojnë himnin së bashku

Ajo që nuk u pa gjatë ndeshjes: Futbollistët e Shqipërisë dhe Kosovës këndojnë himnin së bashku

Përpara fillimit të takimit mes Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21, futbollistët e të dyja skuadrave u bën bashkë për të kënduar himnin shqiptar.

Ndeshja e cila përfundoi me fitoren e vendasve 2-1, ishte tejet e tensionuar pavarësisht marrëdhënies mes të dyja shteteve.

Por në këtë sfidë kishte edhe momente të mira sikur ai përpara fillimit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Në momentin kur u dëgjua himni i vendasve, futbollistët e Kosovës gjithashtu u bashkuan krah më krah për të filluar këndimin së bashku dhe me mjaft emocion.

Veprimi i shkëlqyeshëm i kosovarëve u duartrokit nga të gjithë, përfshirë trajnerët dhe tifozët në tribuna.

Ndryshe, për Shqipërinë shënuan Shaqir Tafa dhe Arbnor Mucolli kurse golin e nderit për tanët e shënoi Blend Baftiu.

Kjo humbje nënkupton se ‘Dardanët’ tani ngelin një pikë prapa vendit e tretë me tre pikë më pak se sa lideri Anglia dhe Austria.

Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.