Fjalë Kyçe

Ja si duket tabela në Ligën e Parë

Ja si duket tabela në Ligën e Parë

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros 25 të Ligës së Parë.

Onix ka mposhtur Vitinë në udhëtim 1:0. Fitore kanë realizuar edhe Trepça e Istogu që kanë mposhtur Ramiz Sadikun, respektivisht Drenasin.

Me humbjen e sotme, Vitia ka bërë një hap prapa në luftën për të siguruar barazhin për inkuadrim në Superligë dhe tani ndodhet tri pikë prapa Vëllaznimit që është i katërti, por që ka një ndeshje më pak.

Trepça e Istogu me fitore kanë përparuar sado pak në tabelë, teksa Ramiz Sadiku vazhdon të rrezikohet seriozisht.