Fjalë Kyçe

Liga e Parë vjen me super përballje

Liga e Parë vjen me super përballje

E mërkurja është njëra nga dy ditët e fundit finale të edicionit 2018/19 në Ligën e Parë, teksa lufta për inkuadrim në Superligë dhe ajo për të mbijetuar është më interesant se asnjëherë më parë.

Këtë mesjavë priten të zhvillohen të gjitha takimet e javës së 29-të, teksa fokusi kryesor është në kryeqytet, aty ku 2 Korriku do përballet me Dukagjinin.

Dy skuadra me ambicje krejtësisht të kundërta, por me vetëm një objektiv për këtë përballje, pasi që pikët e plota janë shpëtimi i vetëm për këtë sezonë.

Shumë interesante do të jetë edhe sfida ndërmjet Besës dhe Arbërisë, pasi që pejanët po kërkojnë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që ekipi nga Dobraja pretendon për ta vazhduar ‘vizën’ edhe për një edicion në Ligën e Parë.

Kandidati tjetër për Superligë, ekipi i Vëllaznimit do jetë mysafir i Istogut në “Demush Mavraj”.

Në Vushtrri, ekipi i Samuel Nikajt pritet të ngris trofeun në duel me Ramiz Sadikun si kampion i Ligës së Parë.

Tejet interesante pritet të jetë edhe në Drenas ku KF Drenasi e pret FC Fushë Kosovën.