Tregu i këmbimit valutor është hapur ditën e hënë me një rritje të valutave ndërkombëtare si paundi britanik dhe dollari amerikan, ndërsa euro nga ana tjetër vijon trendin rënës.
Nga të dhënat e “Credin Bank”, valuta e eurozonës është zhvlerësuar sot me plot 0.5 pikë kundrejt lekut, duke rënë në vlerën e 124.7 lekëve në blerje dhe 125.4 lekëve në shitje.
Ndërkohë, ndryshe nga dita e premte, paundi britanik e ka nisur javën mjaft mirë, pasi ka rifituar 0.7 njësi për lekë, duke u ngjitur në kuotën e 145.3 lekëve.
Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe dollari amerikan, i cili ka zhvlerësua ndjeshëm monedhën vendase me plot 0.5 lekë. Valuta këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 109.7 lekë në blerje dhe 110.3 lekë në shitje.
Sa i takon valutave të tjera, franga zvicerane po ashtu ka rifituar pikë ndaj lekut, duke u rritur me 0.5 njësi për lekë dhe blihet sot për 109.5 lekë ndërsa shitet për 110.5 lekë. Nga ana tjetër. Dollari australian po ashtu ka regjistruar një rritje të konsiderueshme me 0.4 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 77.6 lekëve, ndërsa është forcuar minimalisht dollari kanadez me vetëm 0.1 njësi për lekë nga dita e premte.