Fjalë Kyçe

Studentët e UP-së realizojnë kampanjë për Teatrin Kombëtar të Kosovës

Studentët e UP-së realizojnë kampanjë për Teatrin Kombëtar të Kosovës

Studentët e Fakultetit Filologjik, Departamenti i Gazetarisë në UP kanë realizuar një fushatë për Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan Rajoni.info

Studentët e vitit të III-të përmes kësaj fushate kanë synuar të rrisin imazhin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) dhe të nxisin interesimin e publikut për të ndjekur shfaqje.

Gzim Mujaj, Eljesa Behluli, Ermir Bujupaj, Erëza Bylygbashi dhe Gentiana Mani janë studentët që kanë punuar në këtë kampanjë ndërsa mentor i punës së tyre ka qenë Dr. Phil. Remzie Shahini – Hoxhaj, profesoreshë e lëndës “Marrëdhënie me publikun” në këtë departament.

https://www.youtube.com/watch?v=H3mty9whVk8