Fjalë Kyçe

Studim: Rinia shqiptare e kalon kohën në kafene e internet

Studim: Rinia shqiptare e kalon kohën në kafene e internet

Orët e gjata në lokale dhe para telefonit u rrëmbejnë shumicën e kohës të rinjve shqiptarë.
Nga një sondazh i publikuar pak ditë më parë nga Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë, rezulton se 93 % e moshave të reja kanë qasje të rregullt në internet.

Ata harxhojnë çdo ditë rreth 4 orë online dhe 2 orë e gjysmë para televizorit, shkruan oranews,
Por vendin kryesor të shpenzimit të kohës e zënë kafentë, ku të rinjtë kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës. Larg punës dhe aktivitetit fizik.
“Në shkollë, kafe, palestër”

“Telefonin e përdorim, kurse kafe jo shumë shpesh”, thotë një tjetër.
Sa u përket librave, janë vajzat ato që lexojnë më tepër. 20% e tyre sipas studimit, u kushtojnë kohë librave rregullisht, ndërsa 31% e djemve të pyetur thonë se nuk lexojnë asnjëherë.
Sa u përket aktiviteteve sportive, djemtë renditen në krye. Afro 46% e tyre praktikojnë sporte apo ushtrime të ndryshme.