Janë bërë studime të shumta për virusin që ka pushtuar botën, por një studim i bërë nga Pekini thuhet se koronavirusi prek edhe qelizat endoteliale.
Sars-CoV-2 infekton duke përdorur receptorin Ace2, të pranishëm në organe të ndryshme: Përveç mushkërive, virusi mund të depërtojë edhe në zemër, veshkë dhe zorrë. Por jo vetëm kaq.
Receptorët Ace2 – thuhet në studim prekin edhe qelizat endoteliale. Akumulimet e qelizave inflamatore të shoqëruara me endotelin, bllokimet e shumicës së enëve të vogla pulmonare u gjetën në shumë pacientë te vdekur nga infeksioni i koronavirusit.-
Nga autopsitë u zbuluan mpiksje të vogla dhe qeliza të ngordhura, të cilat mbushnin kapilarët e mushkërive.
Inflamacioni kishte holluar enët e gjakut që furnizonin çdo organ në trup. Këto gjetje gjithashtu mund të shpjegojnë disa simptoma të koronavirusit si psh ethet e forta.