Delta po përhapet po me aq lehtësi sa lija e dhenve paralajmëroi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.
Duke cituar një dokument të brendshëm të kësaj qendre, New York Times thotë se varianti Indian ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthimin e vendosjes se maskës, është bazuar pikërisht në këtë dokument.
Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrimit në spital, dhe vdekjeve, theksohet ne raport.
Hulumtimi i ri tregon se personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt. Ky variant përhapet më lehtë sesa viruset që transmetojnë viruset MERS, SARS, Ebola, gripin sezonal dhe linë e dhenve, vazhdon studimi. Hapi i parë për agjencinë është që të “kuptojë se lufta ka ndryshuar”, citohet të jetë thënë në dokument.