Fjalë Kyçe

Studimi i fundit: Koronavirusi përcillet nga nëna tek fetusi me anë të placentës

Studimi i fundit: Koronavirusi përcillet nga nëna tek fetusi me anë të placentës

Një studim i ri nga Italia sugjeron, që koronavirusi mund të kaloj përmes placentës nga një grua shtatzënë në fetusin e saj, shkruan CNN.

Dy foshnje të lindura nga gra të infektuara me COVID-19 kanë lindur të infektuar, ka treguar Claudio Fenizia nga Universiteti i Milanos.

Shkencëtarët studiuan 31 gra të infektuara me koronavirus, të cilat ishin në shtatzëni të vona, gjatë kohës kur koronavirusi ishte në majën e tij. Ata testuan gratë, dhe panë se edhe foshnjat e tyre lindën të infektuara. Ky infeksion thuhet se është përhapur tek foshnjat me anë të placentës, kordonit të kërthizës, lëngjeve vaginale të nënës dhe qumështit të gjirit.

“Rezultati ynë sugjeron dhe mbështet fuqimisht, që transmetimi i tillë ka ndodhur në 31 raste”, tha Fenizia në një konferencë për shtyp.

“Virusi u gjet në placentat e grave, të cilat janë organe të përkohshme që e mundësojnë ushqyerjen e fëmijës, në gjakun e kordonit të kërthizës dhe në qumështit e grave shtatzënë”, shkruajnë studiuesit në një përmbledhje të punës së tyre.

Sipas shkencëtarëve, kjo temë nuk është studiuar mirë, prandaj duhet të ngrejë vetdijën edhe tek studiuesit e tjerë, për të shmangur raste të tjera.

Fatmirësisht sipas tyre, nuk ka gjasa që virusi të ndikoj në zhvillimin e foshnjave.