Fjalë Kyçe

Studimi i fundit thotë se COVID-19 mund të ndikojë në riprodhim tek meshkujt

Studimi i fundit thotë se COVID-19 mund të ndikojë në riprodhim tek meshkujt

Virusi COVID-19 mund të ndikojë tek kualiteti i spermës tek meshkujt, thotë një studim i publikuar së fundmi në një revistë të riprodhimit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Raportet e para na japin të kuptojmë se prekja nga COVID-19 dëmton potencialin riprodhues tek meshkujt”, thotë studimi.

Krahasuar me meshkujt të cilët nuk ishin prekur nga virusi, studimi ka gjetur rritje të dukshme të inflamacionit në celulat e spermës tek meshkujt të cilët ishin të infektuar.

Megjithatë, ekspertë të cilët nuk ishin të përfshirë në studim u treguan skeptikë rreth përfundimeve të studimit dhe tërhoqën vërejtjen që të mos përgjithësohen të gjeturat e tij.

“Të jesh i sëmurë nganjëherë edhe nga ndonjë virus i zakonshëm, bënë që niveli i spermatozoideve tek meshkujt të bie deri në zero, për disa javë apo edhe muaj. Kjo e bënë të vështirë të kuptosh se sa rezultatet lidhen me COVID-19 në krahasim me vetëm të qenit të sëmurë”, ka thënë Dr. Channa Jayasena, specialist në riprodhim, endokrinologjisë dhe andrologjisë.

Studimi është bërë tek 105 meshkuj riprodhues që nuk janë prekur nga COVID-19 dhe tek 84 meshkujt riprodhues të prekur nga virusi. Analiza tek ata është bërë për 60 ditë.