Frymëmarrja dhe të folurit mund të jenë mënyrat me të cilat përhapet më shpejt koronavirusi. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shkencëtarët kinezë.
Sipas tyre, të prekurit nga Covid-19 nxjerrin miliona spërkla brenda një ore dhe kjo shpjegon edhe faktin se pse ky virus u përhap kaq shpejt në të gjithë botën. Gjithashtu, tregon edhe rëndësinë e mbajtjes së maskës, që në shumë vende nuk është e detyrueshme.
Studimi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Pekin thekson gjithashtu se sipërfaqet me koronavirus nuk luajnë rol aq të madh sa mendohet në përhapjen e virusit. Objektet më të rrezikshme janë tualetet, dyshemetë e spitalit, sipërfaqet e prekura nga pacientët dhe pajisjet mjekësore.
Sipas studiuesve kinezë, edhe pse celularët përmbajnë shumë baktere, ato nuk përbëjnë rrezik për përçimin e koronavirusit.