Rimëkëmbja nga koronavirusi mund të mos jetë e barabartë, emqë pacientët po prodhojnë lloje të ndryshme të antitrupave, sipas një studimi.
Studiuesit zbuluan se disa pacientë zhvilluan qeliza imune që ndalonin lidhjen e virusit në qelizat pritëse, disa kishin antitrupa që parandalojnë riprodhimin e virusit, dhe të tjerët kishin qeliza që luanin një rol në imunitet, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Për më tepër, qelizat imune qëndronin në trup të paktën dy javë pasi u larguan nga spitali.
Ekipi, i udhëhequr nga Universiteti Tsinghua në Pekin të Kinës, thonë se dihet pak rreth përgjigjeve imune të trupit ndaj virusit.
“Këto gjetje sugjerojnë që të dy qelizat B dhe T marrin pjesë në mbrojtjen e ndërmjetësuar nga imuniteti kundër infeksionit viral,” tha autori i studimit Dr Chen Dong, Dekan i Shkollës së Mjekësisë së Universitetit Tsinghua në Pekin, Kinë.
“Puna jonë ka siguruar një bazë për analiza të mëtutjeshme të imunitetit mbrojtës”, shtoi tutje Dr. Dong.
Studimi u publikua në revistën Immunity.