Studime të shumta kanë treguar që arti dhe muzika mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve kronike, largimin e simptomave të çmendurisë dhe sëmundjes së Alzheimerit dhe të përshpejtojnë zhvillimin e trurit te fëmijët e vegjël.
Tani ka edhe prova që thjesht të jesh i ekspozuar ndaj arteve mund t’ju ndihmojë që të jetoni më shumë.
Hulumtuesit në Londër që ndoqën mijëra njerëz të moshës mbi 50 vjeç, zbuluan se ata që shkuan në muze ose që morën pjesë në koncert një herë ose dy në vit, kishin 14 përqind më pak gjasa për të vdekur gjatë asaj periudhe se sa ata që nuk merrnin pjesë.
Sipas studimit, i cili u publikua këtë muaj në The BMJ, dikur The British Medical Journal, shanset për të jetuar më gjatë u rritën më shumë kur njerëzit merreshin edhe më shumë me arte, transmeton Klan Kosova. Personat që shkonin në muze ose teatër një herë në muaj ose për disa muaj, kishin 31 përqëind shanse të zvogëlimit të rrezikut nga vdekja gjatë asaj periudhe.
Studimi u morr me faktorët socio-ekonomikë si të ardhurat, niveli arsimor dhe lëvizshmëria e një pjesëmarrësi.
Po ashtu studimi vuri në dukje se angazhimi në art mund të zvogëlojë vetminë, të promovojë empatinë dhe inteligjencën emocionale, si dhe t’i ndalojë njerëzit që të mos bëhen dembelë – të gjithë faktorët që ndikojnë në një jetë më të gjatë.