Fjalë Kyçe

Stuhi dhe rrufe godasin Mbretërinë e Bashkuar

Stuhi dhe rrufe godasin Mbretërinë e Bashkuar

Stuhitë e mëdha sollën shi të fortë, bubullima, rrufe dhe breshër në pjesë të Yorkshire të Anglisë, gjatë javës.

Kishte raporte të një numri goditjesh të rrufeve në territoret atje, megjithëse nuk kishte raportime që ka pësuar ndonjë person.

Në një video të publikuar nga BBC tregohen rrufetë që goditën Anglinë, e që ishin mjaft karakteristike. Ndërkaq, është dhënë një paralajmërim për mot të ligë që mund të përfundojë me përmbytje dhe erëra të furishme.