Fjalë Kyçe

Stuhi në lindje të Kinës, të paktën 11 të vdekur

Stuhi në lindje të Kinës, të paktën 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 102 janë lënduar pas një stuhie të fuqishme në lindje të Kinës të premten mbrëma. Personat që humbën jetën thuhet se ranë në lumin Yangtze ose u goditën nga rëniet e pemëve dhe shtyllave të energjisë elektrike, njoftojnë autoritetet e shtetit, raporton BBC.

Mediat vendase raportojnë se breshëri ishte i një madhësie të madhe, duke bërë edhe dëmtimin e dhjetëra objekteve. Pamjet e publikuara shfaqin erërat e forta që përshkruan qytetin dhe mbeturinat e shumta që kanë mbetur nëpër rrugë. Mbi 3 mijë banorë janë evakuuar.