Fjalë Kyçe

Stuhia ndihmon një aeroplan të thyejë rekordin e linjës New York – Londër

Stuhia ndihmon një aeroplan të thyejë rekordin e linjës New York – Londër

Ekspertët po përshëndesin një fluturim të British Airwaysit, si udhëtimi më i shpejtë nga New Yorku në Londër.

Aeroplani Boeing 747-436 ka arritur shpejtësinë prej 1,327 kilometra në orë, shkruan BBC. Këtë shpejtësi, ai e ka arritur falë stuhisë “Ciara”.

Fluturimi 4 orësh e 56 minuta ka arritur në aeroportin Heathrow, Londër, 80 minuta më herët mëngjesin e së dielës, transmeton Koha.net. Sipas Flightradar24, një shërbim online për përcjellje të fluturimeve, ky fluturim ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 5 orë e 13 minuta të shënuar nga Norwegian.

Zyrtarisht, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse rekordi është thyer apo jo, shkruan BBC.

Konsulenti i aviacionit dhe ish-piloti Alastair Rosenschein, ka thënë se aeroplani ka arritur “një shpejtësi fenomenale”.

Ky aeroplan, ishte duke fluturuar më pak se 1,280 km/h por sipas Rosenscheinit, aeroplanët modern të udhëtarëve zakonisht fluturojnë rreth 85 për qind të shpejtësisë së zërit (që është 1234.8 km/h).

“Ne gjithmonë i japim përparësi sigurisë sesa rekordeve të shpejtësisë”, ka British Airways, duke shtuar se “Pilotët tanë shumë të trajnuar kanë shfrytëzuar shumicën e kushteve në mënyrë që t’i dërgojnë klientët në Londër para kohës së caktuar”.

Linja më e shpejtë transatlantike i takon kompanisë BA Concorde, e cila ka fluturuar nga New Yorku në Londër për dy orë e 52 minuta dhe 59 sekonda në vitin 1996 – duke arritur shpejtësinë prej 2,172 km/h.