Fjalë Kyçe

Suedia do të lehtësojë masat kufizuese për personat e vaksinuar

Suedia do të lehtësojë masat kufizuese për personat e vaksinuar

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi (FoHM), thotë se disa kufizime të COVID-19 do të lehtësohen për qytetarët të cilët janë vaksinuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit e moshuar që janë injektuar me vaksinën e tyre të parë, mund të shoqërohen me njerëz jashtë rrethit të tyre të ngushtë tre javës pas marrjes së vaksinës.

“Qytetarët e vaksinuar mund të takojnë njerëz nga disa familje të ndryshme dhe gjithashtu brenda objekteve”, tha agjencia në një deklaratë.

“Ndryshimet gjithashtu do të përfshijnë lejimin e njerëzve të vaksinuar që të kalojnë kohë me fëmijë dhe nipër e mbesa brenda duke mos mbajtur distancë, me kusht që të njëjtit nuk kanë simptoma”, thuhet në vendim.

Suedia deri më tani ka regjistruar 900 mijë raste me coronavirus si dhe 13 mijë viktima.