Fjalë Kyçe

Sulm me armë në një universitet në Rusi, raportohet për viktima

Sulm me armë në një universitet në Rusi, raportohet për viktima

Në një universitet në Perm të Rusisë raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë, derisa disa studentë dhe mësimdhënës janë mbyllur nëpër klasa. Mediat e huaja raportojnë për pesë persona të vdekur dhe disa të lënduar.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale në Rusi thuhet se studentë kanë nisur të dalin nga dritaret. I dyshuari për sulm thuhet se ishte i armatosur dhe i veshur me të zeza, ndërsa ishte student i këtij universiteti.