Fjalë Kyçe

Sulm me bombë: Humbin jetën 16 persona

Sulm me bombë: Humbin jetën 16 persona

Së paku 16 persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jugperendim të Pakistanit.

Shefi i policisë, Abdur Razzaq Cheema i tha Radios Evropa e Lirë se eksplozivi ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu.

Në mesin e vktimave janë edhe dy fëmijë dhe disa fëmijë tjerë të plagosur janë dërguar në spital.
Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara.

Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga grupet ekstremiste sunit.

Jam Kamal Khan, një zyrtar i lartë i rajonit ku ndodhi sulmi, tha se “armiqtë e njerëzimit janë prapa këtij akti terrorist”.