Fjalë Kyçe

Sulm terrorist në Suedi, qëllohen tetë njerëz me thikë

Sulm terrorist në Suedi, qëllohen tetë njerëz me thikë

Një sulmues i armatosur i dyshuar si terrorist, është qëlluar nga policia pasditen e sotme në Suedi pasi goditi me thikë të paktën tetë njerëz.

Sulmuesi i ri në të 20-tat, u qëllua me armë nga oficerët dhe më pas u dërgua në spital, pas nje masakre histerike në qytezën e Vetlanda, në jug të vendit.

Hetuesit thanë për mediat vendase se sulmi ishte një “akt i mundshëm terrorist ” edhe pse për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Sulmuesi plagosi tetë njerëz, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, me një mjet prerës, tha një zëdhënës i policisë.

Nuk ishte e qartë se sa nga viktimat janë në gjendje të rëndë.

Policia tha në konferencën e shtypi se sulmuesi njihej nga autoritetet, por nuk dha më shumë detaje.

Shefja e policisë lokale Malena Grann tha: “Ne jemi duke hetuar nëse ka motiv terrori, duke punuar ngushtë me autoritetet kombëtare të sigurisë”.

Kryeminsitri suedez Stefan Löfven dënoi “dhunën e tmerrshme”.

“Sonte mendoj për të plagosurit në Vetlanda dhe të afërmit e tyre. E dënoj këtë dhunë të tmerrshme. Ne i përballojmë kto akte të liga me forcën kolektive të shoqërisë”.

Ministri i brendshëm Mikael Damberg tha se motivi i sulmuesit ishte i paqartë: “Disa njerëz janë të palgosur rëndë. Deri tani është e paqartë ajo që ka ndodhur saktësisht dhe motivi. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka nisur hetimin e incidentit dhe të situatës së sigurisë në Vetlanda.”