Fjalë Kyçe

Sulmi ajror rus vret gjashtë persona në një fshat afër Kievit

Sulmi ajror rus vret gjashtë persona në një fshat afër Kievit

Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit, tha policia rajonale më 4 mars.

Dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën në sulmin ajror dhe u dërguan me urgjencë në spital, tha policia rajonale e Kievit.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha më herët gjatë ditës se që nga mesnata e 3 marsit, u regjistruan 1006 viktima, përfshirë 331 vdekje, të regjistruara mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt, përcjell rel.

Shifrat e OKB-së bien ndesh me ato të autoriteteve ukrainase, të cilat thanë më 2 mars se më shumë se 2,000 civilë ishin vrarë nga sulmet ruse që nga java e kaluar.