Fjalë Kyçe

Sulmi në Zelandë të Re, ishte publikuar edhe plani

Sulmi në Zelandë të Re, ishte publikuar edhe plani

Mendohet se 49 persona janë vrarë gjatë sulmit dhe më shumë se 40 të tjerë janë në gjendje të rëndë gjatë sulmit në dy xhami në Zelanden e Re.

Australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, kishte botuar planin e sulmit në orët e para të mëngjesit para se të kryente sulmin në dy xhami në Christchurch, në ishullin jugor të Zelandës së Re.

Sulmuesi përmes facebook-it kishte transmetuar live sulmin në njërën xhami, shkruan daily mail, transmeton lajmi.net.

Mendohet se 49 persona janë vrarë gjatë sulmit dhe më shumë se 40 të tjerë janë në gjendje të rëndë që po trajtohen në spitale.

Deri më tani janë arrestuar tre persona, duke përfshirë edhe Tarrantin dhe një grua.

Në planin e tij tronditës, i detajuar në 73 faqe, sulmuesi kishte paraqitur ankesat e tij, pse ai do të kryente sulmin.

Ai po ashtu thotë se ishe frymëzuar nga vrasësi masiv i Norvegjisë Andres Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në vitin 2011.

Gazetari i Zelandës së Re të “Herald” Kurt Bayer i tha BBC-së se të mbijetuarit e sulmit i kishin treguar se si ata iknin nga xhamia e “Al Noor” përmes një dritareje në pjesën e pasme të ndërtesës dhe pastaj u fshehën pas automjeteve në park.

Ata i thanë atij se më vonë e panë atë dhe mendonin se ishin rreth 30 trupa të vdekur si dhe shumë të plagosur brenda dhe para xhamisë.Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe si një nga “ditët më të errëta” të vendit.