Fjalë Kyçe

Sulmohet baza ushtarake amerikane në aeroportin irakian

Sulmohet baza ushtarake amerikane në aeroportin irakian

Një dron që bartte eksplozivë shënjestroi Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë, njoftoi Ministria e Brendshme e Kurdistanit.

U dëgjuan shpërthime në zonë dhe një sirenë paralajmëruese në konsullatën amerikane në Erbil, sipas mediave arabe.

Një zjarr shpërtheu në aeroport pas sulmit, me video të shpërndarë nga skena që tregon flakë dhe tym që ngriheshin nga zona.

Guvernatori i Erbilit njoftoi se një hetim mbi sulmin ishte nisur dhe se nuk u raportuan lëndime ose dëme.

Sulmet me raketa në Irak shpesh fillojnë nga milicia të mbështetur nga Irani kundër vendeve që presin forcat amerikane.

Pak para sulmeve të SHBA-së në muajin shkurt, një kontraktor jo-amerikan u vra në një bazë ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit gjersa disa raketa ranë pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad.