Është sulmuar seksualisht në e mitur në Prishtinë, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit për media, e mitura dhe personi i dyshuar para disa ditësh ishin njoftuar përmes rrjetit social Instagram, me të cilin ishin takuar disa herë, por në takimin e fundit, policia thotë se i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale me të miturën.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 8 prill në orën 18:40.
“Viktima moshë e mitur femër K/Shqiptare, njofton se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram”,është njoftuar me një person të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, me të cilin është takuar disa herë, me ç’rastë në takimin e fundit i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore”, thotë policia.
Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti.