I dyshuari për sulmin terrorist të së premtes në Christchurch të Zelandës së Re ishte rrugës që të kryente edhe sulmin e tretë para se të ndalohej nga autoritetet.
Për këtë ka njoftuar policia vendase atje.
55 veta mbetën të vrarë pasi që sulmuesi shtiu në dy xhami javën e kaluar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari është 28 vjeçari Brenton Tarrant nga Australia. Ai akuzohet për vrasje por që mbi të pritet që të rëndojnë edhe më shumë akuza.
Komisionari nga policia, Mike Bush ka thënë këtë të mërkurë se autoritetet e ndaluan të dyshuarin derisa ai kishte marrë rrugë për sulmin e radhës.
“Janë shpëtuar jetë”, ka thënë ai por duke mos thënë detaje në mënyrë që të mos traumatizohen të tjerët.