Fjalë Kyçe

Surfisti u kafshua nga peshkaqeni dhe në vend se të shkonte në spital shkon në bar

Surfisti u kafshua nga peshkaqeni dhe në vend se të shkonte në spital shkon në bar

Një surfist profesionist është kafshuar nga një peshkaqen pak larg bregdetit të Floridas. Ai në vend se të shkonte në spital, shkoi në një abr që të iu tregonte lëndimet të tjerëve dhe mori pije falas.

Pamjet dramatike tregojnë se si Frank O’Rourke, 23 vjeçar, u rrëzua nga dërrasa e tij e sërfit dhe rra në ujë. Sipas mjekëve ai është me fat që e ka ende krahun e tij. Ai edhe ishte vonuar të shkonte në spital që të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shokët e tij ishin po ashtu në bar.

Dëshmitarët thonë se është e pamundur se si personi doli nga plazhi sikur të mos kishte fare lëndime.

Personat që ishin në bar e dërguan më vonë në emergjencë për shkak të lëndimeve të shumta që kishte marrë. Por jo pa përfunduar një herë pijet e tyre.