Fjalë Kyçe

Surroi: Nëse vendoset reciprocitet Mali i Zi dhe Maqedonia e kalojnë provimin, Shqipëria e Serbia jo

Surroi: Nëse vendoset reciprocitet Mali i Zi dhe Maqedonia e kalojnë provimin, Shqipëria e Serbia jo

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka thënë se nëse Kosova vendosë politikë të reciprocitetit, Mali i Zi dhe Maqedonia e kalojnë provimin, ndërkaq Shqipëria jo.

Ai ka thënë se duhet vendosur një dialog më intensiv me Shqipërinë në mënyrë që të tejkalohen problemet.

Duke folur për taksën, Surroi thotë se ajo ka pasur efektin e saj pozitiv atë kohë e cila e ndaloi një theqafje të cilës i printe Thaçi e Vuçiq për ndarjen e Kosovës.

Ai thotë se nëse Kosova vendosë politikë të reciprocitetit, atëherë duhet të iniciojë dialog në disa nivele.

“Nëse Kosova vendosë politikë të reciprocitetit, atëherë duhet të iniciojë dialog në disa nivele sepse njëra nga çështjet që mund të dalë nga politikat e reciprocitetit është fakti që Kosova ka marrëdhënie më mirë të rregulluara tregtare me Malin e Zi dhe Maqedoninë sesa me Shqipërinë. Kur vendosë reciprocitet duhet të vendoset për të gjitha vendet e rajonit jo vetëm për Serbinë. Nëse vendoset reciprocitet Mali i ZI dhe Maqedonia e kalojnë provimin por jo edhe Shqipëria dhe Serbia”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për padinë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se një veprim i tillë ishte i gabuar.

Sipas Surroit gjuha e cila përdoret në komunikimin e të dyja palëve është e padobishme.

Sipas tij, duhet mbajtur një nivel komunikimi shumë më intensiv, duke shtuar se Shqipëria ka mundur të pres lidhur me çështjen e Mini-Schengenit.

Ai thotë se çështja e ndarjes së Kosovës është çështja e cila nuk e vuri Shqipërinë në pozitë shumë të mirë karshi opinionit publik.

“Është prioritet i madh që të bisedojmë më Shqipërinë sepse është e palogjikshme që të veprohet në këtë mënyrë. Pikat kyçe të politikës evropiane janë që të thyhen barrierat. Synimi i gjithë punës me Serbinë është të thyhen barrierat, ndërkaq aty ku e kemi të natyrshëm bashkëpunimin nuk jemi në nivel më të lartë. Edhe ndarja e Kosovës nuk e vuri Shqipërinë në pozitë të mirë. Por është prioritet i madh të bisedohet me Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë vizion energjetik, transportues etj. Nuk ka arsye që marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe Kosovës dhe Malit të Zi të jenë më të mira se me Shqipërinë. ”, ka shtuar ai.

Lidhur me vizitat të cilat Kurti e Osmani i paralajmëruan për Shqipëri, ai thotë se një gjë e tillë është traditë e cila ka ndodhur përherë.

Sipas tij, ka njerëz brenda kësaj qeverie nga të dyja partitë, që kanë kuptime më të thelluara për bashkëpunim ekonomik e të cilët do t’i identifikojnë problemet lehtë.