Fjalë Kyçe

Sylë Tahirsylaj tregon se si të mbroheni nga rrufeja

Sylë Tahirsylaj tregon se si të mbroheni nga rrufeja

Rrufeja është një shkarkim atmosferik i energjisë elektrike i shoqëruar me bubullima, e cila zakonisht ndodh gjatë stuhive, dhe ndonjëherë gjatë shpërthimeve vullkanike apo stuhitë e pluhurit. Më të zakonshme, janë rastet që vijnë si pasojë e stuhive, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale nëpër shumë shtëpi apo objekte që gjenden afër pikës ku edhe godet rrufeja.

Të shpeshta janë rastet kur nga goditja e rrufesë apo vetëtimës njerëzit humbin edhe jetën dhe kjo si pasojë e mos informacioneve se si të mbrohemi. Një rast i tillë ndodhi javën e kaluar në Pejë, ku një personi mbeti i vdekur.

Profesori Sylë Tahirsylaj në “#Gjesi” ka treguar mes tjerash se si duhet të mbroheni nga goditja e rrufesë.

“Nuk guxon kurrsesi të tërhiqni antenën e radios apo televizorit në ndonjë anë të kundërt për shkak se tërheq rrufenë nga shtëpia. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur ndodhin këto fenomene, duhet të përqendrohemi në vendet ku ka rrufepritës klasik për arsye se jeni jashtë rrezikut”.

Më shumë mund të kuptoni në videon më poshtë.