Fjalë Kyçe

Sylejman Selimi shkruan një letër për policin e vrarë Izet Demajn

Sylejman Selimi shkruan një letër për policin e vrarë Izet Demajn

Ish-Gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shprehur ngushëllime me një letër nga burgu i Dubravës për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Izet Demajt.

Në një letër të dërguar nga Selimi për Insajderin, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes Demaj, shokëve të tij dhe ish-kolegëve të luftës.

Selimi në letrën e ka përshkruar të ndjerin si njeri të respektueshëm si dhe i dashur nga të gjithë.

Kujtojmë që polici i Kosovës, Izet Demaj vdiq gjatë ditës së djeshme pas një plaçkitje të armatosur në një bankë në Istog, raporton Insajderi.

Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë të Selimit:

E nderuara familje Dema më lejoni të ju shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e birit tuaj të dashur.

Ushtarit të lirisë së Kosovës si pjesëtar i UÇK-së, bashkëluftëtar I Heroit të Kombit Agim Ramadanit dhe dëshmorëve të rënë në Koshare, bashkëluftëtar i miqve dhe ish-l-kolegëve të mi Antonit, Rrustes e Fadilit, si dhe shumë miqve të tjerë që të njëjtën dhe të respektuar, sepse i tillë ka qenë i dashur dhe i respektueshëm për të gjithë.

I tillë ka qen i dashur dhe i respektueshëm edhe si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Familja Dema humbi birin e vet të dashur duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve të saj.

Kosova u bë edhe me një dëshmor i cili dha jetën në krye të detyrës i cili do të jetë shembull edhe për gjenerata të tjera.

Ngushëllime familjes, Demaj, ngushëllime mikut tim Mehmet Demaj.

Lamtumirë Hero.

Izet Demaj

Dubravë

Sylejman Selimi