Fjalë Kyçe

Synohet shtimi i linjave për të shmangur udhëtimin me taksi ilegalë

Synohet shtimi i linjave për të shmangur udhëtimin me taksi ilegalë

Vite të tëra janë bërë që kur Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të zgjidhë problemin me taksitë ilegale.

Vetura e kombibusë, vazhdojnë operimin në kryeqytet, derisa janë zgjidhja më e shpeshtë që bëjnë qytetarët për të udhëtuar, raporton KTV.

Udhëheqësi i sektorit të rendit komunal, Alban Ymeri, tha se janë duke punuar intensivisht për reduktimin e taksive dhe kombibusëve ilegalë.

KTV- ja ka provuar të flasë edhe me Policinë e Kosovës për masat që ata kanë marrë për këtë dukuri, por nuk kanë kthyer përgjigje.

E, në komunën e Prishtinës janë të licencuar rreth 700 taksi.