Analistja politike, Arta Tahiri-Beqa ka thënë se institucionet e tanishme të Kosovës nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë siç duhet për katër vite administratën Biden – në favor të Kosovës.
Ajo tha se në rast se këto zgjedhje i fiton kandidati republikan, Donald Trump, atëherë do të ndryshojë qasja karshi dialogut, pasi sipas saj Trump nuk lenë hapësirë për të diskutuar.
“Në qoftë se Trump fiton do të ndryshojë mënyra se si Amerika apo edhe aleatët tanë do të qasën karshi dialogut dhe sigurisht që nuk duhet mohuar një fakt se politika e tanishme, institucionet e tanishme nuk kanë ditur të shfrytëzojnë si duhet për katër vite administratën Biden, e cila nuk po them që ka qenë e suksesshme karshi politikave të Kosovës, por ka qenë në ujera të qeta dhe është dashur të përdorët në favorin e Kosovës… Trump nuk lejon hapësirë për të diskutuar, ai thotë lere, merre dhe pasojat, ndryshe nga politika e tanishme”, ka deklaruar ajo në emisionin “Këndëi i Debatit” në Tëvë1.
Votuesit amerikanë do të vendosin sot nëse nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.
Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada.
Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.