Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë për KALLXO.com se moti në ditët në vijim do të vazhdojë të jetë me reshje bore.
“Moti do të jetë me reshje atmosferike gjatë ditës së nesërme, pastaj do të ketë një ndërprerje dhe ditën e tretë do të ketë reshje. Mirëpo do të ketë një ngritje të temperaturave maksimale dhe minimale”, tha ai.
Sipas tij temperatura minimale do të jetë -3 gradë celsius ndërsa maksimalja +5.
“Minimalja do të jetë deri në -3 ose -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja +5 gradë celsius”, ka theksuar Tahirsylaj për KALLXO.com.
Do të ketë reshje, të cilat do të kenë efekt në mbjelljet vjeshtore, theksoi ai.