Fjalë Kyçe

Talebanët ekzekutuan rreth 900 njerëz në Kandahar

Talebanët ekzekutuan rreth 900 njerëz në Kandahar

Talebanët ekzekutuan rreth 900 njerëz në gjashtë javë në vetëm një krahinë, pasi luftëtarët e tyre mundën trupat qeveritare. Kështu tha shefi i policisë lokale Tadin Khan.

Oficerët e policisë, udhëheqësit e fiseve, aktivistët civilë, madje edhe një komedian popullor u sulmuan, dhe disa prej tyre u morën nga shtëpitë e tyre dhe u vranë në provincën jugore të Kandahar.

Militantët islamikë kanë pushtuar pjesën më të madhe të krahinës dhe kanë rrethuar Kandaharin ndërsa përpiqen të rimarrin kontrollin e vendit që kishin dikur, në një kohë kur trupat amerikane po tërhiqen nga Afganistani.

Mes të vrarëve ishte komediani Nazar Mohamed, i cili shërbeu në policinë afgane – ai u godit me thikë, dhe pas kësaj fotot e trupit të tij u postuan në internet.

Daily Mail shton se objektivat e tjerë ishin ushtarë afganë – disa prej atyre që iu dorëzuan talebanëve u premtuan se do të lejoheshin të ktheheshin në shtëpi. Talebanët mohuan se kishte ekzekutime.