Fjalë Kyçe

Tani lokalet me skaner temperature dhe ndarje xhami? Ja si do të duken

Tani lokalet me skaner temperature dhe ndarje xhami? Ja si do të duken

Skaner temperature dhe ndarje xhami, si po përshtaten lokalet me realitetin e ri.

Disa lokale në Spanjë janë duke testuar idenë e vendosjes së ndarjeve prej xhami për t’u përshtatur me realitetin e ri të krijuar nga COVID-19.

Një bar në Leganes, në rajonin e Madridit, ka filluar t’i vendosë ndarjet e xhamit nëpër tryeza që tani, ndërkohë që dezinfektimi bëhet në mënyrë të rregullt.

Veç kësaj, që në derë të lokalit janë vendosur kamera termike, të cilat do të tregojnë temperaturën e trupit të klientëve që afrohen në lokal.

“Po përpiqemi të shmangim frikën që mund t’i krijohet dikujt kur ulet në lokal apo në restorant. Nëse më përpara kollitej dikush, nuk do të ndodhte gjë. Tani është ndryshe. Me këto masa, edhe nëse dikush kollitet, klientët do të jenë të mbrojtur pasi jo vetëm që janë të ndarë nga xhami, por edhe u matet temperatura para se të futen”, tha pronari i lokalit, Manuel Gil.

Qëllimi është që klientët të ndihen të qetë e të shijojnë kohën e çlodhjes në lokal, ndërkohë që qeveria ka nisur të ndërmarrë hapat e para për lehtësimin e masave kufizuese.

Që tani janë lejuar të kthehen në punë kantieret e ndërtimit dhe të lejohet dalja e fëmijëve për fundjavë. Por masat e tjera kufizuese do të vazhdojnë të qëndrojë edhe përgjatë majit.