Fjalë Kyçe

Tash koronavirusi godet me të madhe shtetet e Afrikës

Tash koronavirusi godet me të madhe shtetet e Afrikës

Mbi 364 mijë persona janë raportuar të prekur nga koronavirusi në Afrikën e Jugut, duke shënuar një rritje të madhe gjatë javës së fundit.

Këto shifra kanë bërë që zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të ngrenë alarmin, pasi ka rrezik që COVID-19 të përhapet me shpejtësi në të gjithë kontinentin afrikan, shkruan A2News.

“Ndërsa Afrika është duke u përballur me një situatë të rëndë, unë mendoj se kjo mund të jetë një rrezik i madh për të gjithë kontinentin, nëse nuk merren veprime urgjente për të siguruar mbështetje ndaj shteteve”, tha të hënën dr. Mike Ryan, zyrtar i OBSH-së.

Afrika e Jugut renditet e pesta në botë për numrin e personave të prekur me koronavirus. Ryan u shpreh se rastet janë rritur me 30% vetëm gjatë javës së fundit në Afrikë.

“Ndonjëherë, kjo sëmundje mund të largohet shumë shpejt, por në raste të tjera përhapja mund të jetë e ngadaltë dhe më pas të përshpejtohet. Është shumë e vështirë të kuptohet plotësisht sjellja e këtij virusi”, ka shtuar Ryan.

Ai vuri në dukje se rastet janë rritur edhe në shtetet e tjera afrikane gjatë ditëve të fundit edhe pse shifrat janë ende në nivele të ulëta.